Sot reshje të pakta, nesër priten rrebeshe me stuhi
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë në vendin tonë mot relativisht të paqëndrueshm.
E mërkurë, 29 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime te konsiderueshme.
Temperaturat:
Zona malore 15/26°C
Zona e ulët 16/29°C
Zona bregdetare 18/28 °C
Kosova, e mërkurë, 29 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 7 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24°C .
E enjte, 30 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 11/20°C
Zona e ulët 16/27°C
Zona bregdetare 18/26 °C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME