Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, masat kundër Covid janë këto

0.3komiteti.jhbajkl

Komiteti i Ekspertëve në një mbledhje të zhvilluar sot ka komunikuar vendimet e reja lidhur me situatën e Covid. Sipas kryetares e Komitetit, Mira Rakacolli, situata mbetet e qëndrueshme ndaj dhe nuk do të ketë ndryshim të masave.

“Situata mbetet relativisht e qëndrueshme. Komiteti mendon që të mos ketë ndryshim të masave. Edhe për 2 javë ora policore do të mbetet ajo që kemi rekomanduar. Do të ketë përdorim të masave aty ku kemi rekomanduar,. në qendrat tregtare etj. S’do të ketë grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, por në aktivitetet sportive do të realizohen në kapacitete jo më shumë se 30% të këtyre ambienteve. Do të vazhdojë njësoj rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj dhe shqiptarë, do të kërkohet prova e vaksinimit”, u shpreh Rakacolli.

Por zëvendësministrja ka theksuar edhe njëherë që respekton masat në fuqi, pasi vetëm duke zbatuar masat mund të parandalohet infektimi nga virusi.

Po ashtu anëtarët e Komitetit të Ekspertëve kanë bërë thirrje për vaksinimin. Komiteti i Ekspertëve i ngritur për menaxhimin e situatës së Covid ende nuk ka marrë një vendim për dozën e tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve.


Mira Rakacolli teksa u pyet lidhur me rekomandimin e Akademisë së Shkencave, është shprehur se vendimet për vaksinimet i merr Komiteti i Vaksinimit dhe ende nuk ka një vendim për këtë gjë.

“Vendimi për marrjen e vaksinave bëhet nga Komiteti Ekspertëve të Vaksinimit. Është një komunitet që i përhershëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe merr vendime në kohën e duhur. Ky komitet deri tani nuk ka prezantuar një vendim të tillë.

Bërja e dozës së tretë dhe vaksinimi i fëmijëve, po bëhet në shumë vende të botës. Ka shumë argumente për ta bërë dhe shumë për të mos ta bërë. Është një vendim shumë i rëndësishëm dhe duhet marrë nga ekspertë të kësaj fushe”, tha Rakacolli.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.