Akademia e Shkencave rekomandon dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit

dozza.trete

Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me një dozë të grup-moshave 12-18 vjeç dhe një dozë shtesë për grup-moshat mbi 60 vjeç si mënyrë kjo që mund të shpejtojë arritjen e imunitetit të tufës.

I ashtuquajturi “imunitet tufe” është situata kur shumica dërrmuese e popullsisë ka fituar imunitet ndaj një infeksioni dhe kjo parandalon natyrshëm shpërhapjen e tij.Referuar një studimi të vijuar që vitin e shkuar pikërisht për imunitetin, Akademia tha sot se autoritetet shqiptare duhet të shpejtojnë vaksinimin edhe të 500 mijë personave të tjerë (rreth 20% të popullsisë) në mënyrë që ta arrijë imunitetin e tufës përpara stinës së dimrit.

Akademiku Genc Sulçebe prezantoi vijimin e studimit që bazohet mbi të dhënat imunitare të përftuara nga testet serologjike.

Testimi serologjik përcakton sa antitrupa ka të pranishëm në gjak ndaj Coronavirusit. Ai është një ekzaminim që jep informacion të vlefshem mbi shkallën e imunitetit mbrojtës ndaj infeksionit.

Sulçebe tha se bazuar të dhënave për variantin Alfa të COVID-19 Shqipëria e arriti imunitetin e tufës në muajin qershor 2021. Imuniteti i tufës për variantin Alfa arrihej kur së paku 70% e popullsisë kishte antitrupa, por në rastin e Deltas, Sulçebe tha se kërkohet rreth 90%.

Studimi i Akademisë, nisi vitin e shkuar dhe sot u publikuan të dhënat për “Fazën e III”. Në këtë fazë, ekzaminimet e të dhënat u bënë për periudhën 16 qershor 2021-23 korrik 2021. Në të morën pjesë 1,527 persona të moshës 20-75 vjeç.

“Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%,” – tha Sulçebe.

“Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës se tretë të COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe përpara valës aktuale të katërt të karakterizuar nga varianti Delta,” – vijoi akademiku.

Nisur nga këto, Sulçebe tha se Akademia do t’i rekomandonte autoriteteve imunizimin e shpejtë vaksinal i të të paktën 20% të popullatës, kryerjen e një doze përforcuese vaksine për grup-moshat mbi 60 vjeç dhe planifikimin e vaksinimit të të rinjve mbi 12 vjeç që shkojnë në shkolla dhe kanë sëmundje kronike.

“Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t’u rekomandohet prindëve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike,” – u shpreh Sulçebe.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, komentoi gjatë prezantimit, duke thënë që rekomandimet e Akademisë do të shqyrtohen në Komitetin Teknik të Ekspertëve. Ajo theksoi se sidomos çështja e vaksinimit të fëmijëve është delikate dhe ka kundërshti./Burimi "EURONEWS.AL"

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.