E hënë - e martë, vranësi dhe shira
Gadishulli i Bballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët amtosferik e pozicionuar në veri të detit Adriatik duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm.
E hënë, 20 shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën jug-perëndimore në pjesën e parë të ditës. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat parashikohen.
Temperaturat:
Zona malore 16/27°C
Zona e ulët 17/31°C
Zona bregdetare 19/28 °C
Kosova, e Hënë, dt 20 Shtator 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C .
E martë, 21 shtator 2021
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet reshje shiu lokale. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 13/25°C
Zona e ulët 14/29°C
Zona bregdetare 18/28 °C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME