Autorizim për një dozë të tretë; Kompania Pfizer ka një kërkesë të re për këtë arsye

pfizer.baceed

Kompania e vaksinave Pfizer ka kërkuar autorizimin për një dozë të tretë përforcuese për moshat mbi 16 vjeç. Kjo ka ndodhur pasi kjo  vaksinë e humb efikasitetin e saj pas 6 muajsh sipas të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike izraelite në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Të dhënat u publikuan nga FDA në një kohë kur ka shpërthyer një debat i madh për aprovimin e dozës së tretë. Pfizer ka deklaruar se vaksina e saj me dozën përforcuese pas dozës së dytë rikthen mbrojtjen kundër infeksionit në 95%.

‘’Të dhënat nga programi i vaksinimit izraelit tregojnë se doza e tretë “ka një profil reaktiviteti të ngjashëm me atë të vërejtur pas dozës së dytë dhe rikthen nivele të larta mbrojtjeje”, thotë kompania, duke sqaruar se të dhënat janë marrë në periudhën korrik – gusht, gjatë të cilës mutacioni Delta ishte bërë tashmë dominues.

Në përfundim, kompania “kërkon autorizimin e një doze përforcuese të vaksinës së saj që do t’u jepet 6 muaj pas dozës së dytë, personave mbi 16 vjeç”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.