Ndryshojnë sërish rregullat, nga nesër kush shkon në Austri pa vaksinë duhet të...

0.3aeroport.rregulla.austria

Nga data 15 shtator të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Austrisë dhe nuk e kanë kaluar COVID, duhet të karantinohen. Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se të gjithë udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, duke u regjistruar paraprakisht ndërsa me vete duhet të kenë një test anti-COVID. Me të mbërritur në Austri duhet të karantinohen për 10 ditë me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh vetëm në rast se paraqesin një test negativ.

Njoftimi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga 1 data 15 shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) https://entry.ptc.gv.at/en.html 

të paraqesin një test negativ të COVID-19  dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.


Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

 Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

 Forca humanitare;

 Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

 Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

Për informacione më të përditësuara dhe detajuara për hyrjen në Austri mund të drejtoheni https://www.austria.info/en

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.