6 të plagosur drejt spitalit të Traumës, pas aksidentit të fortë tek Mbikalimi i Patokut

0.8aksident.patok

Gjashtë persona janë dërguar të plagosur nga Kurbini, drejt spitalit të Traumës në Tiranë, pas një përplasjeje të fuqishme makinash tek Mbikalimi i Patokut.

Policia tha se aksidenti ndodhi sot rreth orës 9:30 , në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut", ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T me mjetin e drejtuar nga R.M.

Si si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.