Festa e paligjshme/ Shqiptari furnizoi për 6 ditë me kokainë 3 mijë persona

0.7ssom1111629486365

Një 33-vjeçar shqiptar të premten u arrestua nga policia italiane për trafik droge.

Mediat shkruajnë se shqiptari prej 6 ditësh kishte furnizuar me drogë një festë të paligjshme që ishte organizuar pranë Viterbo, afër kufirit që ndan Toskanën me Lazion.

Sipas policisë, 33-vjeçarit iu gjet një sasi e madhe kokaine, marihuane dhe hashashi.

Në njoftimin e policisë, sipas mediave, droga ishte fshehur në motorin e makinës dhe nën xhamin e përparmë.

Shqiptari u arrestua menjëherë dhe u dërgua në një burg pranë Sienës.

Festa, e cila përfundoi ditën e enjte dhe u shoqërua me kritika të ashpra nga e djathta italiane, mblodhi të rinj nga e gjithë Europa.

Policia u detyrua të ndërhynte më forcë pasi identifikoi mbi 3 mijë persona dhe më shumë se një mijë automjete.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.