
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1207 raste të reja me Covid, një shifër më e ulët në krahasim me ato të ditëve të fundit. Fatkeqësisht COVID u ka marrë jetën 3 qytetarëve: një qytetari nga Belshi 74 vjeç, një qytetari nga Berati 85 vjeç, një qytetari nga Tirana 87 vjeç. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rëndë.