
Ndërsa disa vende evropiane kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk vlerëson që Shqipëria është gati për të rishikuar masat në fuqi.
Ndërsa disa vende evropiane kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk vlerëson që Shqipëria është gati për të rishikuar masat në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2,478 testime kanë rezultuar 361 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Goditen 2 raste të kryerjes së testit SARS-Cov-2 jashtë procedurës standarde dhe të lëshimit të dokumentit të rezultatit të testit fals dhe fiktiv në Lezhë. Në pranga ka rënë një farmaciste, është shpallur në kërkim administratorja e farmacisë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër.
Erijon Shala nga Istogu - qytet në pjesën perëndimore të Kosovës - synon të largohet drejt Gjermanisë. I shoqëruar nga prindërit e tij, 19-vjeçari, me profesion automekanik, aplikoi për vizë pune në Ambasadën gjermane në Prishtinë, më 15 shkurt.
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe vendin tonë gjatë ditës së sotme. E enjte, data 17 shkurt 2022