Fier, Ruci: Opozita perpjekje per destabilitet, kriza ne horizont

00.9ruci

Kreu i grupit parlamentar i PS, Gramoz Ruçi akuzoi sot opozitën se me hapat që po hedh këto ditë rrezikon të lejë vendin pa parlament, pa qeveri, duke e futur në krizë.

“Pas një muaji duhet të zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe kjo është fillimi i një krize. U hodh mbrëmë nga cadra, teza që të mos ketë zgjedhje, kjo domethënë që në muajin Shtator t’i mbarojë mandati parlamentit aktual. Kjo do të thotë që Shqipëria të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza. Kjo qe po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj”, tha Ruci duke shtuar se, “pushtetin ta jep elektorati. Eshtë koha që të votojmë për zgjedhjen më të mire dhe jo sipas oreksit të partive”.

Deklarata e Ruçit u bë gjatë një aktiviteti në Njësinë Administrative Portez në Bashkinë Fier ku 501 banorë të zonës kanë marre sot lejet e legalizimit për shtëpitë e tyre. Shpërndarja u bë gjatë një ceremonie te organizuar nga ALUIZNI dhe Bashkia.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.