Azem Hajdari (i riu) shfaqet në protestën e opozitës, Spahiu: I ndjeri do të krenohej

000azem hajdari

I ndjeri Azem Hajdari, mund të ndihet krenar njëherë e mirë. Jo vetëm për historinë që shpatullat dhe guximi i tij i dhanë Shqipërisë nga lëvizja studentore e viteve 90’ e deri tek vrasja e tij politike në shtator të 1998-ës, por edhe për trashëgiminë e gjakut të tij.

Sot e gjithë ditën fëmijët e tij, janë shembulli i “djemtë e babës së vet” dhe “çika e babës së vet”. Kiri Hajdari, Rudina Hajdari (e sapokthyer nga SHBA) nuk e kanë braktisur për asnjë çast identitetin politik dhe trashëgimin që Pishtari i Demokracisë, baba i tyre Azemi u ka lënë. Të afiluar orë e çast me Partinë Demokratike, ato janë sot vazhdimi real i rrugës së të atit të tyre, ndoshta jo në të njëjtat kushte të vështira, por pak dhe e sigurtë është që atë e ndjekin me të njëjtin pasion e vetëdije, dhe sa për këtë francezet thonë “chappeua”.

Por tashmë, jo vetëm Kiri e Rudina, por edhe Azemi i vogël, tashmë 18 vjeçar nuk bën asnjë përjashtim. Ai që babën e tij nuk e njohu kurrë, pasi ishte 2 muajsh kur mbeti jetim, duke qartë se është rritur me të njëjtën frymë e ndoshta me një përgjegjësi të shtuar në raport me motrën e vëllain, sepse tashmë veç ngjashmërisë “si pika e ujit”, ai bart mbi shpatulla edhe emrin t’atit të tij. Për këtë arsye Azemi Hajdari 18 vjeç është sot një tjetër aset i qëndresës opozitare në bulevard. Kohët janë të ndryshme, por rreziku është i njëjtë.

Si në vitin 1990 ashtu edhe në 2017-ën, shqiptarët detyrohen të votojnë në mënyrë “publiçitare” dikur për etërit, e sot për bijtë e tyre, dikur me pahirin e pushtetit, e sot me pahirin e pushtetit dhe të eurove. Prandaj sot, Azem Hajdari në këtë protestë, është një nga prezencat më simbolike dhe më domethënëse. Mesazhi është i qartë dhe i pastër, edhe njëherë në ditët e tyrë të vështira, Azem Hajdari nuk i braktisi demokratët e tij dhe për këtë mish e me gjak është pranë tyre, 18 vjeç, më të njëjtën energji, me të njëjtën fytyrë, me të njëjtin ideal.

Edhe kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i cili postoi foton me djalin e Hajdarit, Azemin e komenton kështu praninë e tij në protestë: “Azem Hajdari sot është 18 vjeç / Ai nuk e njohu kurrë babanë e tij se erdhi në jetë dy muaj pas vrasjes. I ndjeri do krenohej me engjëllin që mban emrin Azem gjallë!”.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.