Rama bën edhe legalizimet pas projekteve për Lumin e Vlorës

000legalizime

Kryeministri Edi Rama, në ditën e tij të dytë të inspektimit në Vlorë, ka vijuar me shpërndarjen e çertifikatave të legalizimit për banorët e disa fshatrave. Rama, përmes batutave që ka shkëmbyer me banorët duke u dorëzuar vetë çertifikatat, tha se “legalizimet falas janë një histori suksesi që po zhvillohet me ritëm dhe përgjegjësi." Ai ka bërë dhe krahasimin:  "21 mijë legalizime, 85% biznese, në 8 vjetët e qeverisë së vjetër dhe 115 mijë legalizime, 90% shtëpi, në 30 muajt e fundit."

Kryeministri ishte dje në Sherishtë të Vlorës për ndjekjen e punimeve të rrugës së re të Lumit të Vlorës për “të të siguruar bashkë me projektin serioz edhe financimin për këtë segment të ri prej afro 100 kilometrash,” siç u shpreh.  Bëhet fjalë për rrugën që nis në autostradën Levan-Tepelenë vijon në Selenicë, Kuç e Qeparo.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.