29 kandidatë për vetingun

Vetingu 640x340

Vetëm 29 kandidate janë kualifikuar nga Avokati i Popullit qe plotësojnë kriteret per te qene pjese e organeve qe do bëjnë vetingu. Institucioni i Avokatit te Popullit ka përfunduar ne mbrëmje vlerësimin e 192 aplikanteve duke skualifikuar 163 prej tyre. Mes kandidateve qe kane kaluar fazën e pare te vlerësimit bie ne sy emri i ish-Prokurores se Përgjithshme Ina Rama, ish-Kryetares se Gjykatës se Larte Shpresa Becaj, anëtarit te Këshillit te Larte te Drejtësisë Sokol Çomo dhe sekretares se përgjithshme te kuvendit Albana Shtylla, figura keto qe kandidojne për Kolegjin e Apelimit. 

Kjo faze e pare e procesit është udhëhequr nga Avokati i Popullit nën monitorimin e anëtareve të Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, por ne fazen e dyte janë pikërisht ekspertet e huaj qe bëjnë vlerësimin e tyre per kandidaturat. Siç parashikon ligji, Avokati i Popullit, i ka dorëzuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit listat e kandidatëve, si dhe të gjitha dosjet individuale dhe ekspertet e huaj kane dy jave kohe per te dhene mendimin e tyre mbi secilin kandidat.

Me pas dy listat e avokatit te popullit dhe rekomandimet e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit i dërgohen kuvendit per te votuar anëtaret e institucioneve qe do te bëjnë vettingun. Kushtetuta dhe ligji ka përcaktuar qe vettingu realizohet nga komisioni i posaçëm i kualifikimit, kolegji i apelimit ndërkohë qe zgjidhen dhe dy komisionere.

Përveç anëtareve te këtyre organeve, Parlamenti duhet te zgjedhe edhe zëvendësues dhe ne total jane 27 vende vakante, ndërkohë qe numri i kandidateve te kualifikuar deri tani është vetem 29.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.