Manjani ‘fluturon’: Koalicionit i uroj ‘shërim të shpejtë’

0000manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndryshoi foton e tij të profilit në FB pas konferencës së ashpër për shtyp pas shkarkimit nga detyra.

Në foto duket një pamje nga dritarja e avionit, teksa në sfond shfaqen rreze dielli.

Pati disa spekulime se Manjani po largohet nga Shqipëria, megjithatë Manjani u tregua aktiv një natë më parë, kur reagoi pas intervistës së kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri e konfirmoi se nuk e sheh qeverinë si institucion kushetues e ligjor, por si një skuadër që kërcen kur e si do ai.

Parrulla të tipit “qeveria është e imja, penalltine e gjuaj unë” i përkasin vetëm filmave të Realizmit Socialist dhe jo realitetit demokratik! Jo për gjë po “penalltinë” që gjuajti për Hillarinë e humbi! E humbi në kurriz të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë është mbrojtës i Kushtetutës dhe Ligjit dhe jo mbledhës topash që lëshon Kryeministri kuturu. Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!

Të paktën një gjë e mohoi, atë motivacionin qesharak…

Koalicionit ende i uroj “shërim të shpejtë”!” shkroi Manjani në FB.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.