Shpërthen Manjani: Partnerët e huaj kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Rama e mbron
Pas largimit nga detyra, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë deklarata të forta për mënyrën sesi është qeverisur nga kryeministri Edi Rama dhe për shumë çështje të tjera, që sipas tij, sollën shkaktimin nga detyra që mbante.
Manjani është shprehur se prej më shumë se dy javësh është bërë presion për shkarkimin e tij.
Ish-numri një i Drejtësisë shqiptare, ka treguar edhe se partnerët e huaj kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, më të cilin ai ka pasur më shumë replika.
“Unë nuk kisha ndonjë kompleks. Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të tij të Brendshëm, i kanë kërkuar shërbimet partnere, dhe jo timin. Ai duhet të ishte i shkarkuari, jo unë. Është kollaj t’i kërkosh ministrit pse flet pa leje.
Ja pra, këto janë historitë. Unë i kam thënë. Jam tërësisht i qartë dhe i përgatitur për çdo lloj skenari. Nuk kam bërë kurrë kompromis në raport me të vërtetën dhe me profesionalizmin”, tha Manjani.
LEXO TE NGJASHME