Rusia dhe Turqia, sulm ajror te perbashket mbi ISIS ne Siri
 
3avion
 
 
Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë ka njoftuar se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë kanë kryer ofensivë të përbashkët ajrore kundër ISIS në Siri.
Shef i Departamentit të Operacioneve të Rusisë, Sergey Rudskoy, në një deklaratë për shtyp tha se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë duke kryer ofensivë të përbashkët ajrore kanë qëlluar objektivat e ISIS në rajonin El Bab.
 
Rudskoy ka theksuar se në operacion nga Rusia janë përfshirë avionët e tipit Su-24, Su-25 dhe Su-35, ndërsa nga Turqia avionët e tipit F-16 dhe F-4, shkruan insajderi.
 
“Janë qëlluar 36 objektiva të ISIS. Objektivat janë përcaktuar më parë nga shtabet e përgjithshme të dy vendeve. Në dy ditët e fundit janë kryer vëzhgime me mjetet pa pilot (dronë)”, tha ai

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.