Ngrin shteti yne nga bora.Qeveria permbytet kur bie shi dhe ngrin kur bie bore.
Për Kryeministrin, zotin Edi, nuk ka rendësi fare se sa vuajnë qytetaret, të cilët e paguajnë me taksat e tyre, për tu kujdesur për ta! Rendësi ka për zotin Edi, qe koalicioni me LSI mos të ngrije, po qytetaret edhe nëse ngrijnë, do ngrohen deri në Qershor për të votuar për to!
Dy ditë vendi i zhytur në kaos të plotë, qytete dhe fshatra të izoluar nga bora, pa energji elektrike dhe pa përkujdesjen e shtetit!
94 kompani paguhen me taksat tona për mirëmbajtjen e rrugëve, por si duket paratë për pastrimin e rrugëve nga bora janë marrë paradhënie nga pushtetarët tanë!
Nuk shpjegohet ndryshe fakti, qe nuk ka mjete pastrimi në rrugë, nuk ka kripe, nuk ka masa ndaj këtyre kompanive, nuk ka përgjegjësi nga qeveria.
Kemi dëgjuar kryeministrin, zotin Edi, qe flet si Kryeplak fshati, ministrin e brendshëm, qe flet si instruktor autoshkolle, kryetarin e Bashkisë se Tiranës, qe flet si doktor!
Kemi parë dhe dëgjuar Shemsiun, qe lufton me mullinjtë e erës, i vetëm, pa vëmendje dhe pa "spaletat" e detyrës!
Shpresojmë, qe natyra te tregohet e arsyeshme me ne, ne vendet ku korrupsioni mbulohet me borë, epidemia është e sigurte të zgjasë!
Zot, ruaj qytetaret tanë, nga moti dhe i ftohti, Zot kthjelloj qeveritarët tanë, që të kujdesën per punën që qytetarët i paguajnë!
LEXO TE NGJASHME