KQZ i kerkon Prokurorise dokumente shtese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot t’i kerkoje Prokurorise informacion dhe dokumente mbi bazen e te cilave ka arritur ne kerkesen per heqjen e mandatit te dy deputeteve Dashamir Tahiri dhe Shkelqim Selami dhe kryetarit te bashkise se Kavajes Elvis Rroshi.
Te tilla jane dokumentet qe tregojne per vepren per te cilen akuzohet i zgjedhuri, numri dhe data e marrjes se vendimit, data kur ai ka hyre ne fuqi.
Kete vendim e votuan Kryetari i KQZ-se Denar Biba dhe 3 anetare te KQZ. Ndersa 3 anetaret e tjere mbrojten idene se verifikimet per zyrtaret e zgjedhur, bazuar ne ligjin e dekriminalizimit, i ben organi i akuzes. Kurse KQZ merr te mireqene ate qe i serviret nga Prokuroria.
Po ashtu te 7 anetaret e KQZ rene dakord me vote unanime qe mbledhjen e sotme ta vijojne ne daten 29 dhjetor.
Roshi, Selami dhe Tahiri, sipas prokurorise, jane gjetur ne shkelje te ligjit te dekriminalizimit pasi nuk kane pasqyruar ne formularin e vetedeklarimit denime qe kane marre ne disa shtete te BE-se.
Ne mbledhjen e sotme te ketij komisioni, ku u diskutua kerkesa e Prokurorise per nderprerjen e mandateve te 3 zyrtareve, u degjuan edhe keta te zgjedhur, si pale ne proces.
Deputeti Shkelqim Selami ishte i pranishem personalisht ne kete mbledhje, ndersa Dashamir Tahiri dhe Elvis Roshi perfaqesoheshin nga avokatet e tyre Fatmir Braka dhe Theodhor Sollaku.
Ky i fundit tha se KQZ duhet t’i kerkoje Prokurorise se Pergjithshme aktet procedurale mbi te cilat bazohet kerkesa per heqjen e mandatit te Roshit. Sollaku u shpreh ne mbledhje se detyra e KQZ eshte vetem konstatimi, pasi kryetaret e bashkive shkarkohen nga Keshilli i Ministrave dhe ky vendim mund te ankimohet edhe ne Gjykaten Kushtetuese.
Ndersa avokati i deputeti Dashamir Tahiri, Fatmir Braka u shpreh se klienti i tij akuzohet per kryerjen e nje vepre penale qe nuk perfshihet ne veprat penale te specifikuara tek ligji i dekriminalizimit. Ai i kerkoi KQZ-se te mos marre parasysh kerkesen e prokurorise per nderprerjen e mandatit te deputetit Tahiri.
Kurse avokati Genci Fiko, qe perfaqesonte deputetin e LSI, Shkelqim Selami tha se gjykata italiane e ka pushuar çeshtjen ndaj klientit te tij. Sipas avokatit, masa e sigurimit eshte marre ne 1994, eshte shuar ne 2002 dhe ndalimi i Selamit ne vitin 2006 ka qene mase verifikimi.
LEXO TE NGJASHME