Turqia prish konsensusin, Lajm i mire, por i ngrire per Shqiperine

0turqia

Keshilli i Çeshtjeve te Pergjithshme te BE-se, ne nje situate te pandodhur me pare, ka vendosur te mos kete konkluzione, por deklarate te Presidences, pasi nje nga shtetet anetare ka kerkuar ngrirjen e procesit te zgjerimit, duke mos rene dakord me propozimin e paraqitur nga Keshilli.

Ishte vete ministri i Jashtem i Sllovakise, Miroslav Laçak, qe ne cilesine e shtetit qe ka presidencen e radhes te BE-se, ai qe njoftoi mosarritjen e konsensusit.

“Ne do te donim me shume, do te donim te kishim perfundime te Keshillit, por nje shtet nuk ishte i gatshem te pranonte kompromisin, te cilin 27 vendet e tjera anetare e pranuan kur u vendos ne tavoline”, deklaroi kryediplomati sllovak.

Burime per Top Channel thane se shteti bllokues duket se eshte Austria. Vjena ka kerkuar qe te ngrije procesi i zgjerimit per Turqine. Pjese e ketij grupi kane qene edhe shtete si Holanda e Bullgaria, por ka qene vetem Austria ajo qe ka vene thuajse veton kunder Turqise. 

Nga ana tjeter, ka qene grupi i drejtuar nga Gjermania, e cila edhe per shkak te numrit te madh te shtetasve gjermane me kombesi turke, qe jane force e madhe elektorale, ka kerkuar vijimin e procesit te integrimit. 

Por perplasja mes dy grupimeve dhe sidomos dy vendeve gjermanike dhe paradoksalisht te dyja pro Shqiperise, ka sjelle qe Keshilli te mos arrije ne nje deklarate te perbashket. 

Ministri i Jashtem sllovak theksoi se konluzionet per çdo shtet do t’i dergohen si aneks. 

“Ne do ta leshojme kete deklarate presidenciale dhe ne nje aneks do te perfshijme konkuluzionet per rajonin, procesin e zgjerimit dhe per çdo vend specifikisht”, deklaroi Lajçak.

Top Channel ka mesuar permbajtjen e deklarates per Shqiperine.

“Keshilli vlereson pozitivisht rekomandimin e Komisionit per hapjen e negociatave me Shqiperine ne varesi te progresit te besueshem dhe te prekshem te implementimit te Reformes ne Drejtesi dhe ne veçanti te vleresimit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Duke rikujtuar konkluzionet e tij te meparshme perfshire edhe ato te dhjetorit 2015, Keshilli perserit se nje zbatim i qendrueshem dhe gjitheperfshires i pese prioriteteve kryesore duhet te sigurohet para hapjes se negociatave per anetaresim. Keshilli fton Komisionin te raportoje mbi Shqiperine perveç “Paketes se Zgjerimit” dhe do t’i rikthehet Shqiperise, pasi te jete bere perparim i mjaftueshem”, thuhet aty.

Arritjet e Shqiperise i vleresoi edhe Lajçak.

“Ajo çka eshte me e rendesishme eshte se Shqiperia arriti te realizoje ate prioritet qe ishte me kryesori, reformen ne drejtesi dhe shtetin e se drejtes. Ajo çfare duhet bere tani eshte zbatimi”, deklaroi ministri i Jashtem sllovak.

Pyetjes se televizionit Klan se a ka kritere te tjera per çeljen e negociatave pas zgjedhjeve politike te 2017, Lajçak iu pergjigj duke permendur ate qe per Bashkimin Europian eshte me thelbesore.

“Padyshim prioriteti numer nje eshte zbatimi i plote i reformes ne drejtesi. Por sigurisht qe edhe respektimi i  vlerave dhe parimeve europiane, ku perfshihen zgjedhjet e lira. E rendesishme eshte qe ne nuk jemi pengje te kalendarit, por ne do t’i kthehemi progresit te Shqiperise ne çdo moment qe ne do te shohim qe ka prova te mjaftueshme te ketij progresi. Mendoj qe kjo eshte shume e rendesishme dhe ajo qe ne e kemi quajtur "mekanizmi ure" eshte aty dhe kjo eshte nje gje pozitive per Shqiperine”, u pergjigj Lajçak.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.