Kryeministrja polake, vizitë zyrtare në Tiranë
Kryeministrja e Polonisë, Beata Shyzdlo, ka nisur vizitën e saj në Tiranë.
Pas një ceremonie përpara Kryeministrisë, shefja e qeverisë polake, e njohur për qëndrimet e saj të ashpra kundër emigrantëve, takoi kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të kenë edhe një dalje në një konferencë për shtyp.
Më pas, axhenda e saj e qëndrimit përfshin një takim me Presidentin Bujar Nishani dhe pjesëmarrjen në një forum biznesi me kompani shqiptaro-polake.
LEXO TE NGJASHME