Meta takon raporteret e Keshillit te Europes

2meta

Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Z. Meta theksoi faktin se vendi ka nevojë për progres në kryerjen e reformës zgjedhore në kohë, dhe sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Sipas tij, të gjitha palët duhet të reflektojnë një angazhim më të përgjegjshëm politik me qëllim garantimin e standardeve bashkëkohore, legjitimitetit dhe besueshmërisë së procesit kyç të zgjedhjeve të ardhshme.

Duke vlerësuar punën e raporterëve dhe mbështetjen për Parlamentin shqiptar, Meta tha se duhet punuar më tej për implementimin pa vonesa të reformës në drejtësi dhe në këtë kuadër fokusi duhet përqendruar në krijimin e një klime sa më bashkëpunuese dhe konsensuale politike në funksion të avancimit me axhendën e reformave kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.