Ben Blushi rrefen prapaskenat e sherrit Rama-Meta per 'Drejtesine' dhe propozimi qe mori

Ben Blushi 2544

Deputeti tashmë i larguar nga PS, Ben Blushi ka rrëfyer momentet e sherrit mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në muajin korrik përpara se të votohej reforma në drejtësi, gjatë negociatave mes PS-PD-LSI.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Blushi u shpreh se anëtarë dhe deputetë të PS, me porosi të Edi Ramës, i kërkuan votën Blushit dhe Mimoza Hafizit në rast se Meta do të kërkonte votëbesim të qeverisë.

Për t’i dhënë votën, deputeti Blushi vendosi dy kushte për Kryeministrin Edi Rama, por që nuk u realizuar.

“Pati njerëz që erdhën të na kërkonin votën mua dhe zonjës Hafizi. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim. I kemi thënë vetëm një gjë, që të ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes. Pra të bësh disa reforma për të varfrit, të ulësh çmimin e energjisë, të rrisësh asistencën sociale, të heqin dorë nga koncesionet”, u shpreh deputeti Blushi.

Duke iu përgjigjur pyetjes përse Meta nuk kërkoi votëbesim të qeverisë, Blushi tha se LSI kërkon vetëm që të rrijë në qeveri.

“Sepse kam përshtypjen që LSI është parti që do të rrijë vetëm në pushtet. LSI është një ndërmarrje private, Rilindja po kthehet në një ndërmarrje private”, deklaroi Ben Blushi.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.