Ministri Cuci- Ben Blushi e teproi, nuk jemi kazan plehrash

bledi cuci 1475259055 6570692

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi ka komentuar nga Fieri vendimin e deputetit Ben Blushi për tu larguar nga Partia Socialiste.

“Është e drejtë e tij, nëse mendon se axhenda e mazhorancës dhe PS në mënyrë më specifike nuk përputhet me vizionin e tij politik, është e drejtë e tij për të zgjedhur rrugët e tij se si do kontribuojë në politikën shqiptare, apo në sektorin publik me idetë dhe vizionin që ai ka”, - tha Çuçi.

Mbi komentin e Blushit se tashmë Rilindja është kthyer në një kazan plehrash”, ministri thotë se kjo është e tepruar.

“Sigurisht që e ka tepruar, pa diskutim që po. Në lidhje me ligjin që u miratua, u them një gjë, është në funksion të ruajtjes së mjedisit, të pastrimit të Shqipërisë. Mos ishte ai biznes do kishim 120 mijë tonë plehra më shumë nëpër Shqipëri”.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.