Inaugurimi i 'Loro Boricit', Rama perplaset me kryetaren e Bashkise

147266553231816 RAMA MBULIM 19 10

Stadiumi “Loro Boriçi”, në Shkodër, hapi dyert për Kombëtaren, pas rindërtimit të plotë, që kushtoi 2.2 miliardë lekë. Stadiumi ka kapacitet mbi 16 mijë vende, pistë atletike e standardeve olimpike me 8 korsi, ambiente për mjekët dhe antidopingun dhe hyrja e sportdashësve është e automatizuar.

Nën shkallët e tij ka ambiente për stërvitje të disiplina të tjera sportive, si atletika, mundja, boksi, ping-pongu etj..
Kryeministri Edi Rama inspektoi hapësirat e reja sportive, ndërsa gjatë kësaj ceremonie pati dhe një përplasje me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën. Ëndrra për ndërtimin e stadiumit u bë realitet. Nuk ka nevojë për fjalë. Me fjalë merren ata që e kanë zakon“, ka deklaruar Rama.

Rama nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Nuk mund të prish ndërtimet me leje. Mund të prish tregun, por jo banesat“, i është drejtuar kryeministrit, kryebashkiakja e Shkodrës. “Loro Boriçi” do të mirëpresë edhe ndeshjet Ekipit Kombëtar në kompeticionet europiane e botërore

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.