Partia Demokratike: Koncesioni për Rrugën e Kombit i dyshimtë, duhet anuluar

 jorida tabaku albest pd

Partia Demokratike, ka dyshime mbi taksën e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit. Sipas opozitës, shuma që qytetarët do të paguajnë është shumë e lartë, 33% më e lartë se ajo e sugjeruar nga ekspertët.
PD, gjen dyshime mbi këtë punim, duke paralajmëruar se do ta anulojë koncensionin.
Në një deklaratë për shtyp, deputetja Tabaku shprehet se kjo është një barrë e vendsur në kurriz të shqiptarëve.

‘’Sipas strategjisë, pagesa për rrugën e Kombit duhet të varionte nga 0,5-3.5 cent/km. Për 114 km nga Miloti në Morinë pagesa e përballueshme për veturat duhet të ishte nga 0.57-3,99 Euro për të gjithë gjatësinë e rrugës. Në rast se pagesa do të zhvendoset në Rrëshen atëherë totali nuk duhet të kalojë 2,8 Euro për të gjithë distancën. Mirëpo Edi Rama e caktoi 5 Euro! Të paktën 33% më shumë se çmimi i maksimal sugjeruar nga ekspertët!’’- tha deputetja.

‘’Po taksa e qarkullimit që është rritur në dy vjet me 240 lekë, për çfarë përdoret në një kohë që mirëmbajtja e rrugëve është në minimumin historik?! Përpara se të merrej ky vendim duhej bërë një analizë e plotë, shteruese dhe shumë serioze e kosto-përfitimeve, një analizë e plotë e impaktit ekonomik, një analizë e plotë e impaktit në turizëm, kur dihet se turistët nga Kosova mbizotërojnë në plazhet shqiptare.’’- përfundon ajo.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.