Basha i përgjigjet Ramës: Nuk ke mandat për të folur në emër të SHBA-ve dhe BE-së

BASHlulzim basha1 620x358

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ktheu përgjigjen e radhës mesazhit që kryeministri Rama i drejtoi sërish sot lidhur me kompromisin për reformën në drejtësi. Në mesazhin e publikuar në “Facebook”, Basha shprehet se Rama nuk ka mandat për të folur në emër të SHBA-ve dhe BE-së, por ka përgjegjësinë për t’u bërë pjesë e zgjidhjes.

Mesazhi i Bashës

Debat? Në çdo orë, në çdo ditë që të dëshirosh! Për taksat e larta, për arsimin dhe shëndetësinë në ditë të zeza, për ekonominë në agoni, për varfërimin dhe shpunësimin e shqiptarëve, për pasigurinë dhe pushtetin e bandave, për korrupsionin dhe inkriminimin e qeverisjes, e natyrisht edhe për drejtësinë, por sidomos për rrugët e daljes nga kriza, që PD i ka të hedhura në alternativen e saj për çdo fushë.
Por Drejtësia, reforma kushtetuese nuk zgjidhet me akrobaci politike e as me shfaqje televizive. Kjo çështje kërkon konsensus e vullnet. Unë dhe Partia Demokratike i kemi dëshmuar të dyja këto cilësi e virtyte që ditën e parë, cilësi e virtyte që kanë munguar rëndshëm në anën tuaj.
Unë nuk besoj se ju keni ndonjë mandat për të folur në emër të SHBA-ve e BE-së, këto punë nuk zgjidhen me Bilalin. Por ti ke mandatin e përgjegjësinë për t’u bërë pjesë e zgjidhjes.
Edhe një herë, cakto negociatorët, jepu plotfuqinë të negociojnë zgjidhjen.
Mos u kap pas preteksteve e alibive. Ne kemi ofruar rolin me të gjerë e më të fuqishëm të ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, duke ju përmbajtur Venecias.
Përgjegjësitë e tjera u takojnë shqiptarëve dhe përfaqësuesit e tyre legjitimë duhet ta çojnë në fund e ta realizojnë reformën ne drejtësi.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.