Kamze, banoret i ankohen Bashes: Qeveria po na le mbasdore
Banoret e Kamzes iu ankuan kreut te opozites Lulzim Basha. Ata thane se terrori i tatimorëve ndaj biznesit, gjobat e larta, heqja e ndihmës ekonomike për familje në nevojë, janë shqetësimet e banorëve të Kamzes, Bathores dhe Paskuqanit. Ata i kanë shprehur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Tregtari: Kam katër metër dyqan, katër herë më ka ardhur kontrolli i kam letrat aty. Kontrollet që vijnë i bëjnë për një b…haleje. Se po flas ashtu. Çunat të dy i kam të sëmurë. Tre muaj në spital çunin nuk mi gjejnë diagnozën.
Basha: Sa vjeç është?
Banori: 19 vjeç.
Tregtarja: Gjoba po, kanë ardhur dy herë këta të tatimoreve, dy herë më kanë sekuestru mallin. Se ku ka shku malli nuk e di. Jemi të dy burrë e grua sakat. Legalizime në Kamëz fare, 5 milionë kanë paguar letër e gjë s’kanë marrë.
Banor: Jam invalid dhe me unazë në zemër edhe më thotë që nuk të takon Kemp, nuk të takon as edhe një send. Mua po më vdesin fëmijët për bukë, për bukën e gojës.
Biznesi ankohet për rënien e fuqisë blerëse. Ndërsa Kryetari i Opozitës, Luzlim Basha, tha se programi qeverisës e demokrateve synon ulje taksash dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Basha: Hapi i parë do të jetë ulja e taksave. Hapi i dytë do të jetë që paratë publike do të vijnë për investime publike, do të vijnë për ndihmë ekonomike, do të vijnë për rritje rrogash dhe pensionesh, nuk do të shkojnë për projekte luksi, as për hajdutëri qeveritare. Ua premtoj sot këtu, familjet në ndihmë ekonomike nuk do të paguajnë energjinë deri në 300kw, do të paguhet me paratë e buxhetit dhe e njëjta gjë me faturën e ujit.
Në Kamzë, Basha vizitoi dhe një biznes fason. Duke parashtruar paketën fiskale të Partisë Demokratike, ai kërkoi nga sipërmarrësit rritjen e pagave për punonjësit.
Basha: Ju e dini platformën tonë që do ta çojmë 9% tatimin, 0 dividentin. E vetmja kërkesë është që një pjesë e kësaj të transferohet punonjësve në rritje rroge.
Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, tha se bashkitë e djathta diskriminohen dhe se nga 96 projekte të paraqitura për Kamzën janë dhënë zero lekë.