Drejtesia, Basha i pergjigjet Rames: S`pranojme modelin tend te korruptuar

LulzimBasha

Pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama, reagoi kryetari i opozitës Lulzim Basha. Ai ka dalë në kundërpërgjigje nga selia blu.

Sipas Bashës, modeli që ofron Rama për drejtësinë është i njëjti model i korruptuar dhe i kapur prej tij. “Modeli i regjimin e tij që po i merr frymën çdo shqiptari”, tha Basha.

Duke iu referuar rekomandimit numër 88, Basha u shpreh se askush nuk mund të mbivendoset mbi opinionin e Venecias.

Në lidhje me vendet e rezervuara, kreu i PD deklaroi se Rama thotë se nuk i pranon, por ai jep përfaqësimin proporcional për dy institucione.

“A nuk është ky një pranim i pjesshëm i rekomandimit 88”?, u shpreh Basha. Vija e kuqe e Ramës sipas Bashës, është që ai të vendosë se cilët janë gjyqtarët e korruptuar dhe cilët jo.

PD nuk ka vëllazëri me askënd përveç demokratëve dhe opozitarëve, ndërsa Rama ka vëllazëri me krimin.

Qëndrimin e Ramës për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, tashme i arrestuar kreu i opozitës e cilësoi si qëndrim të avokatit të Elvis Rroshit.

Në lidhje me çështjen e pajisjes së përgjimit, Basha u shpreh: “Skandali i përgjimit është i yti dhe i Saimir Tahirit dhe të kokave të turkut që ke bërë. Mos e përfshi Italinë në këtë aferë, sepse është e jotja.”

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.