Berisha: Tahiri shkel ligjin, takon policin ne arrest shtepie
Ish-kryeministri Berisha ka postuar një status në profilin e tij “Facebook” ku shprehet se sipas denoncimit të një qytetari, ministri Tahiri ka shkelur ligjin duke takuar oficerin e policisë Enton Xhelilaj, që është në arrest shtëpie për skandalin e përgjimeve.
STATUSI
Qytetari dixhital denoncon Saje qorrin për takime të kundraligjshme me oficerin e arrestuar për çështjen e përgjimit, me mbiemër Xhelili. Saje, pasi i shiti për të shpëtuar menderën e tij, përpiqet tani t’u mbyllë gojën dhe t’i zhysë kështu me thellë në krimin antikushtetues që kanë kryer në zbatim të urdhërave antikushtetuese të Ramës, Tahirit dhe Çakos.
I bëj thirrje prokurorit të shtojë në hetim edhe takimet e paligjshme dhe pa lejen e tij të Saje qorrit me të arrestuarin, Xhelilin e përgjimit apo skandalit “Edvin Gate”. sb
“Përshendetje doktor, ju informoj se dje dhe pardje ka ardhur dy herë në ditë saje qorri me taku një nga djemtë që është në arrest shtëpie, me mbiemrin Xhelili. Shtëpia ku erdhi është tek lapidari “4 dëshmorët” afër lokalit Tripek në katin e 4-t. Flm me respekt B.l”.