Presidenti Nishani i kërkon kreut të SHISH formularin e dekriminalizimit 

visho nisnhani 905x395

Presidenca është institucioni përgjegjës për grumbullimin, administrimin dhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.

Kështu, Presidenti Nishani i ka dërguar një shkresë disa institucioneve dhe zyrtarëve në vend që të dorëzojnë pranë Presidencës formularin ku ka deklaruar të dhënat e tyre.

Një nga këto shkresa i ka shkuar kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, të cilit Presidenti i kërkon që të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit, shkruan sot gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Në këtë shkresë, kreu i SHISH thirret për verifikim nga Presidenti Nishani. Gjithashtu, një shkresë e tillë i është dërguar edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes etj.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.