PDK e Ndokës "shkrihet" me PKD, bashkohen demokristianët

NARD198609 m

Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe ajo Kristiandemokrate e Dhimitër Muslisë i cili pasoi në këtë post Mark Frrokun, pas arrestimit, janë shkrirë me njëra-tjetrën.

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë PDK, thuhet se dy partitë politike parlamentare do të bashkohen në një forcë të vetme nën siglën e PDK-së.

"Grupet e punës tashmë kanë përfunduar negociatat dhe pritet vendimmarrja e përbashkët e dy forcave politike për legjitimimin e procesit të bashkimit. Tashmë faktori demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë do të përfaqësohet me tre deputetë dhe me lëvizjet e ardhshme politike synojnë krijimin e grupit parlamentar Demokristian", thuhet në njoftimin e PDK.

Gjithashtu, dy partitë e shkrira tashmë, PDK e PKD, do të negociojnë edhe më partitë e tjera demokristiane.

"Dy grupet e punës kanë hartuar modalitetet e bashkimit të dy partive si dhe kanë ngarkuar përfaqësuesit e dy partive për të vazhduar negociatat edhe me partitë e tjera të spektrit demokristian, Partinë Aleanca Demokristiane të drejtuar nga Zef Bushati dhe Partinë Lidhja Demokristiane të drejtuar nga Mëhill Geci", theksohet më tej në deklaratën e PDK.

Edhe të bashkuar, demokristianët do jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe votat e tyre do jenë për qeverinë "Rama".

"Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Partia Kristiandemokarte, që kanë marrëveshje politike për bashkëqeverisje me mazhorancën aktuale, konfirmojnë vazhdimin e këtij bashkëpunimi në respekt të marrëveshjeve të nënshkruara. Bashkëpunimi do të jetë në qeverisjen qendrore dhe lokale. Deputetet Demokristianë do të unifikojnë qëndrimet e tyre politike në mbështetje të reformave dhe mirëqeverisjes se vendit, dhe këtë edhe në sinkronizim me partnerët e miqtë tanë ndërkombëtar", thuhet më tej në deklaratën e PDK

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.