Reforma në drejtësi, PD mbledh të hënën grupin parlamentar

Foto nga mbledhja e Grupit Parlamentar te PD e1453126823827 1 620x413

Kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ekspertët e huaj ku diskutoi mbi reformën në drejtësi. Basha mblodhi për tre orë të shtunën, ekspertet dhe anëtaret e Komisionit të Reformës në Drejtësi, përfshi aleatin Fatmir Mediu, për të diskutuar rreth draftit kushtetues të hartuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.

Vota e PD-së për këtë nismë do të bëhet e ditur të hënën së bashku me argumentimin e detajuar. Me sa duket, thirrjet e shpeshta të ambasadorëve po e bëjnë efektin e tyre, ndonëse ende nuk ka një qëndrim final nga PD. Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përmendi reformën në drejtësi në seancën e kaluar parlamentare, as pas këmbënguljeve të kryeministrit i cili vazhdimisht e pyeste Berishën: Do ta votoni reformën në drejtësi?

E vetmja herë që Sali Berisha e përmendi reformën, ishte kur nuk dha përgjigje.  “Të besosh ti se e lë Surreli atë që të bëjë reformën, do të besosh që rrethi është katror”, tha Berisha.

Mungesa e një prononcimi nga Berisha lidhet me draftin final të grupit të ekspertëve, ku ekspertët e huaj të EURALIUS dhe OPDAT kanë bërë ndryshimet rekomanduara nga Venecia. Ato lidhen me pikën 135 të nenit 25, për krijimin e Gjykatës së posaçme të shkallës së parë dhe të apelit për gjykimin e veprave penale kundër ish-funksionarëve.

Përgjigja e demokratëve do të mësohet deri të hënën, kur pritet të mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi. Komisioni duhet të mblidhet në 9 maj për të votuar në parim reformën në drejtësi , ndërsa një ditë më pas ambasadorët Lu dhe Vlahutin marrin pjesë në mbledhjet e 3 grupeve parlamentare te PS, PD e LSI.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.