Kosova në UEFA, bëhen ‘bashkë’ Rama, Basha e Meta

TRE226821 m

Drejtuesit e tre partive politike më të mëdha në vend, Rama, Basha dhe Meta, janë bashkuar sot në një çështje... pranimin e Kosovës në UEFA.

Rama dhe Basha kanë uruar përmes rrjetit social Facebook.

“Lajmi i mirë dhe i gëzueshëm për çdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosovës anëtarësohet ne UEFA! Urime Kosovë!”, shkruan Basha. “Kosova në UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme ‪#‎ForcaKosovë”, shkruan kryeministri Rama.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pa përcjellë urimet përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet:

“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi anëtarësimi në UEFA është një sukses historik për futbollin kosovar. Gjithashtu, ky vendim shënon një progres të jashtëzakonshëm edhe në drejtimin të integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare. Urime më të përzemërta dhe të ngrohta Kosovës për këtë ditë historike!”

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.