PD, Vokshi: Spastrime me motiv politik në spitale, të nisin hetimet 

VOhqdefault

Deputetja dekorate Albana Vokshi deklaroi sot nga selia blu se kryeministri Edi Rama dhe ministri Ilir Beqaj, e kanë kthyer sektorin e shëndetësisë në armiqësi të plotë me qytetarët.

Vokshi theksoi se, “spastrimet me motiv politik në të gjitha spitalet rajonale dhe bashkiake të vendit koordinohen nga Ilir Beqaj”, i mirënjohur sipas saj, “si kampioni i korrupsionit në qeverinë Rama”. “Urdhrat politike të pushimeve nga puna kanë prekur edhe personat në nevojë dhe atyre me aftësi te kufizuar, siç ishte rasti i infermieres së Spitalit të Fierit”, deklaroi Vokshi.

“Në informacionin dërguar Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë e Çështjet Sociale, Beqaj mashtron që reforma spitalore bëhet për shkak të mosshfrytëzimit të shtretërve e që kjo nuk arrin shifrat e shfrytëzimit të shtretërve në Evrope”, shtoi deputetja, e cila bëri thirrje që “KLSH, prokuroria, Avokati i Popullit dhe institucionet ndërkombëtare, të hetojnë largimet dhe punësimet e paligjshme në spitalet rajonale dhe ato bashkiake”.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.