Konferenca rajonale e grave parlamentare, Meta: Barazia gjinore, sfidë

meta parlament

Eshte zhvilluar sot në Kuvend Konferenca rajonale e grave parlamentare, e cila është drejtuar nga zonja Arta Dade.  I pranishëm në konferencë ka qenë edhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka ofruar mbështetje maksimale ndaj sfidës për barazi gjinore. Ai tha se me këtë sfidë nuk përballen vetëm vendet e rajonit por edhe shoqëritë e zhvilluara.

“Barazia gjinore sfidë jo vetëm për rajonin por edhe shoqëritë e zhvilluara. Asnjë vend nuk mund të pretendojë që ka arritur një barazi gjinore të plotë në politikë. Çështja e barazisë gjinore është  tepër komplekse. Eliminimi i hendekut të përgjithshëm gjinor që ekziston,  kërkon adresim më të gjerë duke vlerësuar mjaft indikatorë që kanë të bëjnë me arsimimin, pagat etj.

Këta indikatorë mund të vlerësohen shumë më mirë duke rritur përfaqësimin e grave në vendimmarrje”, tha Meta. Kreu i Kuvendit kërkoi bashkëpunim për t’i dhënë hop më cilësor përfaqësimit të gruas në Kuvend. “Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve të ardhshme të shtohet bashkëpunimi mes zonjave të kuvendit, por edhe me organizata të shumta që të realizojmë një hop shumë më cilësor për përfaqësimin e gruas në Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh ai.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.