Rama mbledh për rreth 1 orë sekretarët e zgjedhur organizativ
Dy ditë pas zgjedhjes së sekretarëve organizativ nga Asambleja e PS, kryeminsitri Rama përreth 1 orë ka zhvilluar një takim me të gjithë përfaqësuesit në selinë rozë mëngjesin e kësaj të hënë. Në takim Rama mendohet të ketë caktuar detyrat dhe përgjegjësitë për secilin pas zgjedhjes.
Burimet nga mbledhja bejne me dije se sekretaret do të pregatisin punën sipas profileve për t'ia paraqitur më pas Kryesise që pritet të mbahet në fillim të javës tjetër
Në postet e sekretarëve janë zgjedhur:
1. Sekretar për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino
2. Sekretar për Organizimin Dixhital, Alfred Peza
3. Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini
4. Sekretare për Rininë, Elisa Spiropali
5. Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokdhima
6. Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti
7. Sekretar Kombëtar për Programin, Ilir Beqa