LSI e gatshme të votojë reformën në drejtësi që nesër

luan rama1

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, reforma në drejtësi është e domosdoshme dhe jetike për shqiptarët. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, i cili i bëri njëf tesë PS dhe PD që të gjejnë gjuhën e përbashkët në të mirë të interesit të shqiptarëve.

"Reforma në drejtësi është jetike, për LSI do të ishte kryer kohë më parë. I ftojmë të dyja palët qoftë PS e PD që të gjejnë gjuhën që bashkon interesin shqiptar tek realizimi sa më parë i reformës në drejtësi. Nuk është çështje interesash grupi apo partish, por jetike për interesin e shqiptarëve”, tha Rama.

Sipas tij, LSI është e gatshme ta miratojë reformën që nesër.

"Ne jemi të gatshëm, sot nesër dhe në çdo kohë. LSI nuk ka krijuar asnjëherë kosto për asnjë reformë," deklaroi Luan Rama.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.