Zgjedhjet në Universitete - Gara për Rektor të UT
Ndërsa në Universitetet e të gjithë Republikës së Shqipërisë pedagogë dhe studentë po zgjedhin drejtuesit e Universiteteve dhe Fakulteteve, në Tiranë duke se proçesi deri tani po shkon normalisht. Kandidatja për Rektore në UT, Klodeta Dibra, pasi votoi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, tha se kjo është një ditë që duhet përcjellë siç duhet.
Dibra: Sot është një ditë që duhet ta përcjellim siç duhet, procesi ka shkuar normalisht. Asnjëherë nuk kam kërkuar të tërhiqem nga gara për rektore e UT sepse besoj në qytetarinë e pedagogëve dhe studentëve.I ftoj të votojnë.Edhe Mynyr Koni, kandidati tjetër për Rektor votoi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në daljen e parë publike që pas incidentit, Koni tha në një prononcim për Ora News se po ndjek me qetësi dhe normalitet procesin dhe se nuk ndihet i kërcënuar.