Thyhet bojkoti, PD rikthehet të hënën në punimet e parlamentit

 

basha kryesia 10516 10567

Mazhoranca ka hedhur një hap tjetër ndaj konsensusit me opozitën, çka do ta sjellë këtë të fundit nesër në Parlament. Partia Demokratike do të thyejë bojkotin të hënën, për të marrë pjesë në komisionet parlamentare, ky do të shqyrtohen dy nga kushtet që ajo i ka vendosur mazhorancës.

Ndryshimet që propozon opozita për ligjin e funksionimit të komisioneve hetimore, si dhe amendimet e PD për ligjin e sapo miratuar të dekriminalizimit do të shqyrtohen të hënën në Komisionin e Ligjeve. Nuk dihet nëse mazhoranca do të lëshojë sinjale bashkëpunimi në pritje të uljes në tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës për reformën në drejtësi, por ndryshimi i ligjit për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore do t’i nënshtrohen debateve në një seancë ku do të marrë pjesë dhe opozita.

Ndonëse u bë efektiv vetëm muajin e kaluar me miratimin e akteve nënligjore, ligji dekriminalizimit mund të ndryshohet sërish me kërkesë të PD-së.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.