Hahn në Tiranë për tryezën e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE

 

HAYN12910146 1741851316052437 430547444 n 

Komisioneri Johannes Hahn ka mbërritur në një vizitë dy ditore në Tiranë ku do të marrë pjesë në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë por edhe takimin e 6 ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor. Hahn njoftoi mbërritjen në Tiranë përmes twitter ku publikoi edhe një pjesë të axhendës së takime që do të fillojnë nesër herët në mëngjes.

Komisioneri Hahn do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit dhe kryetarin e opozitës ku në fokus do të jetë nxitja e palëve për miratimin sa më parë të reformës në drejtësi. Komisioneri Hahn do të bashkëkryesojë gjithashtu Dialogun e Nivelit të Lartë mbi përparësitë kyçe të reformave që do të ndiqet nga një konferencë për shtyp.

Ndërkohë Komisioneri Hahn do të marrë pjesë në takimin ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të shërbejë si një përgatije për samitin e radhës që do të mbahet në 4 korrik në Paris.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi infrastrukturën e përmirësuar dhe ndërlidhjen në rajon, duke u fokusuar te transporti dhe energjia. Në fund të vizitës Hahn do të mbajë edhe një konferencë për shtyp me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Axhenda

Ora 9:30 Presidenti i Republikes Bujar Nishani do te prese dhe do te zhvilloje nje takim me Komisionerin e BE-se per Politikat e Fqinjesise dhe Zgjerimin Jonahes Hahn ne Presidence. Sajmiri

10: 10-10: 55 Takim me udhëheqësin e opozitës Basha – PD

11: 00-13: 00 Dialogu Nivelit të Lartë (duke përfshirë edhe konferencën për shtyp) – Sheraton (konferenca me regji)

14: 30-15: 15 Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian (NCEI) Parlament

15: 30-16: 00 Takim me kryetarin e Parlamentit Meta – konfirmoi Parlamentit

16: 15-17: 00 Takim me komisionin ad-hoc për karrige e reformave të drejtësisë dhe PS-deputeti Xhafaj – konfirmoi Parlamentit

18: 30-19: 15 takim bilateral me ministrin francez të Shtetit për Çështje Evropiane Harlem Desir – Durres, Palace Hotel

19:30 Takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati – Durrës,

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.