Kerry: Unë jam Brukseli
Je suis Bruxellois! (Unë jam Brukseli!), deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili mbërriti në kryeqytetin belg për t’i shprehur ngushëllimet zyrtare amerikane Belgjikës, e përfshirë nga sulmet më të rënda terroriste në historinë e saj, raporton Yahoo.
“Jam këtu për të shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta. Sulmet e Brukselit theksojnë domosdoshmërinë e kundërpërgjigjes ndaj ekstremizmit të dhunshëm me frenimin e ISIS-it”, tha Kerry edhe në një postim në Twitter.
Kerry mbërriti mëngjesin e sotëm në Bruksel, pas një vizite në Moskë.