
Mediat turke shkruajnë sot se presidenti i vendit të tyre, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Në raportimet e tyre bie në sy fakti se nënvizohet prania e flamujve të shumtë në Tiranë dhe Laç për të pritur Erdoganin.
Mediat turke shkruajnë sot se presidenti i vendit të tyre, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë. Në raportimet e tyre bie në sy fakti se nënvizohet prania e flamujve të shumtë në Tiranë dhe Laç për të pritur Erdoganin.
Kufiri mes Rusisë e Ukrainës është i mbushur me ushtarakë. Këtyre forcave mund t’u bashkohet edhe Kosova, qysh nga (sot) kjo e enjte. Në fakt nga 13 janari Forca e Sigurisë së Kosovës mund të zbarkojë edhe kudo tjetër që ka nevojë me hyrjen në fuqi Ligji i ri për dërgimin e FSK-së Jashtë Vendit, njofton RTL. Sipas dokumentit në fjalë, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Menjëherë pasi mori vendimin për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar, Lulzim Basha e përligji vendimin e tij personal me justifikimin: ‘E bëra për të mos përçarë PD’. Sot pasojë e këtij akti nuk janë vetëm skenat e fëlliqura të përleshjes së demokratëve me njëri- tjetrin, por edhe reduktimi i forcës numerike të opozitës.
Bruksel - Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një pezullim të një marrëveshjeje të udhëtimit pa viza me arkipelagun e Paqësorit të Vanuatu për shkak të skemës së tij, që ofron pasaporta për të huajt e pasur, njofton Reuters. Por, me bllokim të vizave paralajmërohet edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Moldavia në rast se do të aplikojnë të njëjtën skemë në vendet e tyre, siç e kanë pasur në plan.
Është shënuar incidenti i parë para selisë së Partisë Demokratike mes Roland Bejkos dhe disa simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.