
Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Nis sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Këto zgjedhje do të mbahen në 6 bashki të vendit, konkretisht në; Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Një delegacion i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës pritet që të vizitojë Shqipërinë së shpejti. Sipas një njoftimi të Këshillit të Europës, delegacioni do kryejë një mision monitorimi për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.
Gjykata Kushtetuese publikoi mbrëmë pas orës 23:00 vendimin për Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij. Në vendimin e shkurtuar thuhet se kreu i Shtetit nuk e ka shkelur Kushtetutën e për këtë arsye ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.
Komuniteti rom është ngritur sot në një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , pasi prej javësh dhjetëra familje janë lënë pa energji elektrike, rrjedhimisht pa ngrohje, në kushtet kur kjo kategori është më e varfra dhe më e diskriminuara në vend.
Presidenti Ilir Meta ka uruar Kosovën sot me rastin e 14-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. “Gëzuar Kosovë e dashur, - shkruan Meta në Fb. - Mirënjohje përjetë heronjve, dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë krah njëra-tjetrës!”.