
Këtë të shtunë do të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së në Mallakastër. Grupi i rithemelimit, përmes një deklarate për mediat bën të ditur se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.
Këtë të shtunë do të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së në Mallakastër. Grupi i rithemelimit, përmes një deklarate për mediat bën të ditur se kandidatët janë Astrit Xhafaj dhe Resmi Shanaj.
Partia Socialiste do të mbajë sot, më 9 prill Kongresin e saj, i cili fillon në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve. Në Kongres do të analizohet puna e mazhorancës në këtë mandat të tretë dhe do të bëhen ndryshime në statut. Po ashtu, do të vendoset ndërprerja e mandatit për 61 kryetarët e partisë në çdo degë dhe zëvendësimi i tyre me një proces zgjedhor që do të përfundojë në qershor.
Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë këtë të mërkurë një mbledhje në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 13:00.
Kryeministri Edi Rama deklaroi pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur e vetme Presidentin e ri të vendit. Kreu i qeverisë hodhi poshtë zërat, se Lulzim Basha mund të jetë Presidenti i ri dhe megjithëse nuk e lejoi gazetaren tonë Ambrozia Meta, të merrte pjesë në konferencë, nuk u mjaftua me aq, por sulmoi serish SYRI TV dhe Syri.net
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatin e Pandeli Majkos si deputet në radhët e PS, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos. Celibashi: Bazuar në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, vendoset dhënia e mandatit të deputetit të kuvendit të Republikës, kandidatit të radhës në listën e PS-së në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë, zotit Pandeli Sotir Majko. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen Zyrtare të KQZ-së.