Nepermjet nje seance te jashtezakonshme, parlamenti i Shqiperise, i mbledhur pasditen e kesaj te hene ne kuader te marreveshjes Rama-Basha, ka votuar ndryshimet ne qeveri. Ne seancen plenare, ku pavaresisht paktit nuk kane munguar replikat, eshte votuar fillimisht shkarkimi i Niko Peleshit, Fatmir Xhafajt, Ogerta Manastirliu, Olta Xhackes, Arben Ahmetajt, Lindita Nikolles dhe Petrit Vasilit.
Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha per 7 emrat e rinj te qeverise se tij dhe i dergoi per dekretim ne Presidence. Rama dhe Basha u takuan ne mbremje ne mjediset e Pallatit te Kongreseve dhe permbyllen nje nga pikat e marreveshjes qe ata arriten te enjten ne oret e para te mengjesit.
E gjithe vemendja keto dite eshte tek Lulzim Basha. Prej tij priten emrat e zevendes kryeministrit dhe 6 ministrave qe ai do t’i propozoje Edi Rames, si dhe emrat e drejtuesve te 6 enteve te tjera qeveritare.
Nga Korca, Edi Rama ka shpjeguar ne menyren e tij marreveshjen e firmosur me Lulzim Bashen. “Se cfare do te ndodhe pas kesaj marreveshje, ate e dini ju. LSI force e pare, PD force e pare edhe ne force e pare. Por meqenese ne jemi te paret, duam jo vetem te paret por ta fillojme me 71 vota per PS”, tha Rama.
Marreveshja Rama-Basha parashikon ndryshime te medha ne Qeveri dhe jane plot gjashte ministri qe do te drejtohen nga tekniciene te propozuar nga Partia Demokratike. Nga keto ministri, pese drejtohen nga socialistet dhe njera nga Levizja Socialiste per integrim dhe nga as me pak e as me shume, vete kryetari i saj.