Nisin bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, palët shtrëngojnë duart
Sapo kanë nisur bisedimet për paqe midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
Vendi ku po zhvillohet takimi është ende i pazbuluar, por dihet vetëm që është në kufi të Ukrainës.
CNN shkruan se të dyja palët shtrënguan duart para se të uleshin për të filluar bisedimet e tyre.
Çështjet kryesore në axhendës janë armëpushimi i menjëhershëm dhe krijimi i korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga fshatrat dhe qytetet e shkatërruara.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve, pasi takimi i parë ishte pa asnjë rezultat.
LEXO TE NGJASHME