Zelensky: Ua kemi prishur planet rusëve, jemi në avantazh

 640 0 621a151069d0e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur së fundmi një tjetër fjalim përpara qytetarëve të tij.  “Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë”, tha ai në një video-mesazh
Zelensky konfirmoi se Kievi dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë. “U kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, bëri të ditur kreu i shtetit ukrainas.

Më tej ai tha se Rusia ka goditur zonat e banuara me raketa: “Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit të pushtuesve”.


Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. “Tani ka ardhur momenti vendimtar për t’i dhënë fund diskutimeve shumëvjeçare” për anëtarësimin e Ukrainës në bllok.

Zelensky u bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus. “Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen në Ukrainë, kthehuni për të mbrojtur Ukrainën”, tha presidenti.abcnews.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.