Anglia hoqi masat kundër Covid, infektohet vajza 6 javëshe e Boris Johnson
Ditën e djeshme Anglia njoftoi se do të heqë të gjitha masat Covid, të marra për të luftuar variantin Omicron.
Njoftimin e dha vetë kryeministri britanik Boris Johnson, mirëpo ditën e sotme mediat britanike njoftojnë se vajza 6-javëshe e kryeministrit qenka e infektuar me Covid.
Daily Mail ka konfirmuar lajmet e disa ditëve më parë se njëri nga pjesëtarët e familjes së Johnson ishte i sëmurë me Koronavirus, por nuk dihej ekzaktësisht se kush ishte.Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e vogëlushes.
Johnson njoftoi dje se do të hiqej mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe në dyqane, udhëzime për të punuar nga shtëpia dhe certifikatat e vaksinave nga java e ardhshme. Kryeministri njoftoi gjithashtu se kërkesa ligjore për personat me koronavirus për t’u izoluar do të lejohej të hiqet më para datës së caktuar.
LEXO TE NGJASHME