Sërish tensione në Mesdhe, Turqia dërgon dronët mbi Greqinë dhe “nis” ushtarët me not

 640 0 61d3348f20d2f

Viti i Ri, por inati është i vjetër. Greqia ka denoncuar se Turqia pasditen e sotme ka lëshuar një dron në ishujt e Egjeut, konkretisht mbi Nisyros.
Kjo është hera e parë që Ankaraja lëshon dronë mbi territorin grek. Por nuk ka mjaftuar vetëm kjo për të nxehur akoma më shumë situatën mes dy vendeve.
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar ka publikuar një video që pasqyron një hartë me plazhet turke dhe ishullin grek Kastelorizo ​​ku thekson se është vetëm 1950 metra larg dhe tregon studentët e akademisë turke që hidhen në det, ndërsa kërcënon se “mund të arrijnë atje (te ishulli) duke notuar”.
 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.